Transmetuar më 14-02-2019, 21:50

Edhe pse në pamje të parë duket se ka një raport të mirë mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, ky i fundit ka folur ashpër në një intervistë për Klan Kosova.

Sipas Ramush Haradinajt, nëse në Bruksel ka dyshime që Rama është në favor të ndarjes së Kosovës, atëherë Shqipërisë i rrezikohen negociatat.

Edhe njëherë, kreu i qeverisë së Kosovës i ka kërkuar homologut Rama që të mos merret më shumë nga sa duhet me punët e brendshme të Prishtinës.

“E lus zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Mos t’i japë vetes më shumë ngarkesë se edhe ne jemi këtu. Nëse Brukseli dyshon se Rama favorizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm”, tha Haradinaj. /k.k/noa.al/