Transmetuar më 14-02-2019, 20:17

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e ditës së sotme, ku një grua u gjet e pajetë te Liqeni i Sharrës, në Tiranë.

49-vjeçarja Lirie Xhepa u gjet me shenja dhune dhe tre plumba në trup.

Ndërkohë, mesohet se ajo ka pasur një konflikt për pronën me kunatin e saj, që në vitin 2008, kohë në të cilën ajo ishte dhunuar nga Dashamir Xhepa dhe përfundoi në spital.

Ndërkohë, kunati i viktimës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është ai autori i vrasjes.

Gruaja dhe kunati i saj janë fqinj, ndërkohë që jetojnë në kodrën pranë Liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit. /k.k/noa.al/

Kunati në kërkim për vrasjen e saj, kush janë viktima dhe i dyshuari

U gjet e vrarë në shkurre, policia shpall në kërkim kunatin e viktimës

Policia jep të tjera detaje, kush është gruaja që u gjet e vrarë në Tiranë

Gruaja e gjetur e vdekur në liqenin e Sharrës në Tiranë, ishte vrarë me armë

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje pranë liqenit të Sharrës