Kryeministri Rama ka reaguar sërish për atë që ndodhi sot në sallën e Parlamentit.
Në Facebook, në rubrikën “përgjigjia ime”, Rama e quajti këtë të sotmen ditë të badallallëkut të opozitës.
“Asnjë armik i kombit s’do ta prishte imazhin e vendit” tha kreu i qeverisë, duke kujtuar që në sallë ishte edhe kyeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
“Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend. Është një lloj i veçantë budallai. Sot ishte dita kur edhe tek gjithë qytetarët e Maqeonisë i kishin sytë tek kuvendit shqiptar.
Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare, u shpreh Rama.
Situata të tilla janë të zakonshme në Parlamentin shqiptar, ku diskutimeve për problemet e qytetarëve, i kanë zënë vendin kacafytjet politike. /k.k/noa.al/