Transmetuar më 14-02-2019, 16:32

Një foshnje ka ardhur në botë ndërsa ishte ende brenda qeses amniotike. Mjekët thotë se kjo ndodh 1 në 100.000 raste.

Imazhet e pabesueshme u realizuan kur nëna Monyck Valasco po sillte në jetë foshnjën e saj Noah në Brazil.

Ka qenë fotografja Jana Brasil ajo që kapi foshnjën të rrethuar plotësisht nga lëngu amniotik që e mbrojti gjatë shtatzënisë.

Edhe pse brenda qeses amniotike, Noah përpiqet të qajë pasi doli nga trupi i nënës. Qesja zakonisht çahet pak para lindjes dhe zakonisht njihet si ‘plasja e ujërave’ tek një femër.

Gjinekologu Rafael Angelo Baggieri tha: ‘Një lindje e tillë ndodh kur foshnja lind pa plasur qesen amniotike, me fjalë të tjera, brenda një shtëpie të vogël që e strehon gjatë shtatzënisë”.

Noah thuhet se është ende në spital pasi Baggieri thotë se i porsalinduri ishte ‘i lodhur’ pas lindjes, por pritet të lejohet të shkojë në shtëpi deri në fund të javës./b.l/noa.al/