Transmetuar më 14-02-2019, 15:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensionet në Kuvend si dhe bojën e hedhur në fytyrën e tij nga deputeti i PD Edi Paloka.

Përmes një postimi në Titter, Rama thotë se nuk e shqetëson boja e hedhur ndaj tij se me bojë është rritur e mësuar, por e shqetëson shpirti katran i përfaqësuesve të një populli që nuk i meriton sipas tij këta zorzopë.

“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, shkruan Rama..

Ndwrsa mw herwt deputeti demokrat Edi Paloka tha se hedhja e bojës prej tij në Kuvend, ndaj Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme, ishte vetëm fillimi i protestës së të shtunës.

“Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, s’ka parë asgjë akoma ai Kryeministër”, u tha Paloka gazetarëve.

Ndërsa pyetjes nëse në këtë mënyrë paralajmëron trazira gjatë protestës, Paloka deklaroi “I thoni Kryeministrit që realisht, nuk ka parë asgjë akoma!”

Po ashtu ai tha se parlamenti është i qelbur kokë e këmbë dhe se është parlament i përjashtuar nga populli.

Ndër të tjera deklaroi se goditja me bojë, nuk ishte hakmarrje e Edi Palokës, por e shqiptarëve që përditë fyhen dhe vidhen nga një Kryeministër arrogant./b.l/noa.al/