Transmetuar më 14-02-2019, 13:22

Zbulohen të tjera detaje lidhur me 49-vjeçaren Lirie Xhepa, e cila u gjet e vrarë e hedhur në shkurre mëngjesin e sotëm, në zonin e liqenit të Sharrës në Tiranë.

Mësohet se gruaja para krimit është dhunuar, ndërsa më tej është qëlluar me të shtëna pistolete në kokë.  Si të dyshuar për krimin policia ka shpallur në kërkim kunatin e viktimës, Dashamir Xhepa.

Dyshimet janë përqendruar pikërisht mbi këtë të fundit, i cili nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit nga policia.

Gruaja dhe kunati i saj janë fqinj, ndërkohë që jetojnë në kodrën pranë liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit. Dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimës ka pasur lidhje intime.

Ka qenë djali i vogël i gruas ai që ka bërë identifikimin e trupit të së ëmës.

Mësohet se gruaja është e dy djemve, ndërsa i shoqi i ka vdekur disa vite më parë.

Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mendohet se mund të kenë dijeni lidhur me krimin, teksa hetimet janë në vijim.

Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

Gruaja u gjet në shkurre nga banorë të zonës, ndërsa ishte e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës.

Po ashtu në trupin e viktimës janë gjetur edhe shenja dhune, ku mendohet të jetë dhunuar para vrasjes. /a.y/noa.al

Policia jep të tjera detaje, kush është gruaja që u gjet e vrarë në Tiranë

Gruaja e gjetur e vdekur në liqenin e Sharrës në Tiranë, ishte vrarë me armë

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje pranë liqenit të Sharrës