Transmetuar më 14-02-2019, 11:28

Partia Demokratike sqaron arsyen se pse deputeti demokrat Edi Paloka, i hodhi bojë në fytyrë Kryeministrit Edi Rama, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Partia Demokratike sqaroi se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”.

Veprimi i Palokës, bëri që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca deputetin demokrat.

Por teksa Paloka nuk ka pranuar të dalë, Ruçi ndërpreu seancën dhe mblodhi Byronë e Kuvendit.

Gjithçka ndodhi pas replikës së Kryeministrit Edi Rama, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku dhe e quajti fëmijë.

Kryeministri kujtoi se i pranishëm në seancë ndodhej kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

“Zoti Talat Xhaferi, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mirëpritjes, por ju siguroi që fëmiu që sapo foli, jo vetëm nuk i mendon se çfarë thotë, por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë j kërkoj ndjesë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Paloka i hedh bojë Ramës, Ruçi e përjashton nga seanca dhe mbledh Byronë

Basha: Protesta e së shtunës, ndan politikën nga krimi! Rama: Fëmijë që nuk di çfarë thotë