Transmetuar më 14-02-2019, 11:01

Momente tensioni janë shënuar në seancën e sotme parlamentare, ku deputeti demokrat Edi Paloka është sulur drejt Kryeministrit Edi Rama dhe i ka hedhur bojë.

Kjo ka bërë që kryeparlamentari të përjashtojë nga seanca deputetin demokrat.

Por teksa Paloka nuk ka pranuar të dalë, Ruçi ka ndërprerë seancën.

Gjithçka ndodhi pas replikës së Kryeministrit Edi Rama, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku dhe e quajti fëmijë.

Kryeministri kujtoi se i pranishëm në seancë ndodhej kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

“Zoti Talat Xhaferi, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mirëpritjes, por ju siguroi që fëmiu që sapo foli, jo vetëm nuk i mendon se çfarë thotë, por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë j kërkoj ndjesë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e Maqedonisë, Rama: Ju jemi pranë