Transmetuar më 14-02-2019, 10:00
Foto ilustruese

Dalin detaje të reja lidhur me trupin e pajetë të gruas, e cila u gjet mëngjesin e sotëm, pranë liqenit të Sharrës, në Tiranë.

Mësohet se gruaja është vrarë me armë zjarri, pas një plage plumbi të gjetur në kokë.

Gruaja rreth moshës 49 vjeçe e identifikuar si Lirie Xhepa, u gjet e pajetë nga banorët e zonës, rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm.

Ishin ata që lajmëruan policinë, duke bërë që të nisin hetimet mbi ngjarjen.

Po ashtu në trupin e viktimës janë gjetur edhe shenja dhune, ku mendohet të jetë dhunuar para vrasjes. Paraprakisht dyshohet që gruaja është vrarë në vend tjetër dhe më tej është transportuar në liqenin e Sharrës.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të krimit. /a.y/noa.al

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje pranë liqenit të Sharrës