Transmetuar më 14-02-2019, 09:21

Dy persona kanë ushtruar dhunë ndaj dy futbolliste të ekipit “Beslidhja”, Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, ku si pasojë e goditjeve, futbollistët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Të sinjalizuar për ngjarjen, nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proceduan shtetasit L.K.. dhe Xh.P., si të dyshuar.

Ata akuzohen se në qytet Lezhë, për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të ekipit të “Besëlidhja”, Lezhë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al