Transmetuar më 14-02-2019, 09:07
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje, është gjetur mëngjesin e sotëm, pranë liqenit të Sharrës, në Tiranë.

Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për një grua rreth 45 vjeçe, e identifikuar si Lirie Xhepa.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së gruas, teksa hetimet janë në vijim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së gruas, teksa paraprakisht mendihet se është vrarë me armë zjarri. /a.y/noa.al