Transmetuar më 13-02-2019, 22:57
Foto ilustruese

Një person në Elbasan kryen grabitje nën kërcënimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në lagjen "Kongresi" të këtij qyteti.

Sipas burimeve policore për noa.al, një person i pa indetifikuar, dyshohet se ka hyrë në ambjentet e një "Agjensie për dhënie Kredie të vogla" dhe nën kërcënimin e thikës ka marrë rrreth 50.000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po kreh zonën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit./a.k/noa.al/