Transmetuar më 13-02-2019, 22:53

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni shpreh keqardhje për aksidentin automobilistik të pasdites së sotme në autostradën Shkup-Tetove.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave, si dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit.

”Qeveria e Shqiperisë ndan me vëllezerit e motrat shqiptare dhimbje të thellë e njëkohësisht vlerëson solidaritetin njerëzor në ndihmë të të lënduarve, si dhe veprimin e asistencën e menjëhershme të strukturave shtetërore në ndihmë të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Republikës së Shqipërisë.

13 persona humbën jetën nga aksidenti që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup, pas përmbysjes së një autobusi.

Mësohet se dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur./a.k/noa.al/