Transmetuar më 13-02-2019, 21:02

Tymosja e kanabisit në adoleshencë rrit rrezikun e prekjes nga depresioni dhe vetëvrasja, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit nga Amerika dhe Britania kanë zbuluar se droga lidhet me trurin e njerëzve dhe më vonë jep efektin në shëndetin mendor.

Në studimet e mëdha, ekspertët nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti McGill vlerësuan se më shumë se gjysmë milioni të rritur në Britani dhe SHBA mund të shpëtohenin nga çrregullimet e shëndetit mendor duke shmangur drogën në adoleshencë.

Ekipet kanë paralajmëruar se kanabis që është i ligjshëm në disa shtete amerikane dhe që përdoret nga miliona të rinj përbën rrezik me pasoja “shakatërruese”.