Transmetuar më 13-02-2019, 20:40

Të paktën 13 viktima është bilanci i deritanishëm nga aksidenti që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup, pas përmbysjes së një autobusi.

Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 13, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq më poshtë keni pamjet nga vendi i aksidentit ku njerëzit transportojnë trupat për në autoambulanca./a.k/noa.al/