Transmetuar më 13-02-2019, 13:33
Ambasadori Luigi Soreca, foto arkiv

“Ndiqni paratë!” Është ky udhëzimi i dhënë ditën e sotme nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë prezantimit të rezultateve në luftën kundër kanabisit nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza, në Itali.

Në fjalën e rastrit, ai tha se parimi “Ndiq paratë”, është kyç për të ndërprerë aktivitetin kriminal.

Sipas tij, shtetet anëtare të Bashkimit Europian deklaruan qershorin e kaluar nevojën kritike për rezultatet konkrete në luftën ndaj kanabisit që duhet të bëjë Shqipëria.

Ambasadori tha se rezultatet e sotme janë mbresëlënëse, pasi ka pasur ulje drastike të kultivimit të kanabist dhe për këtë përgëzoi policinë shqiptare dhe Guardia Di Finanza.

“Ne kemi parë dhe kemi dëshmuar këtë shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit, siç ishte goditja e katër grupeve kriminale me arrestimin e 27 personave. Bashkëpunimi me agjencitë e BE do të sjellë rezultate edhe më të madha. Parimi “Ndiq paratë” është thelbësor për të ndërprerë aktivitetet kriminale”, u shpreh Soreca.

Ai shtoi se Bashkimi Europian  do të vijojë të asistojë Shqipërinë në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. /a.y/noa.al

Kanabisi, Veliu flet me shifra për vitin 2018: Rastet e trafikut u ulën