Transmetuar më 13-02-2019, 13:25

Shteti i New York është nën shok, për vdekjen e Brian Simonsen, efektiv policie i cili mbeti i vrarë gabimisht nga kolegët, gjatë një grabitje në një dyqan celularësh në zonën e Queens.

Agjenti ishte 42 vjeç dhe prej 19 vitesh ishte pjesë e policisë. Gjithashtu edhe autori i grabitjes së kësaj të marte, Christopher Ransom, 27 vjeç, u qëllua dhe vra nga policia.

Simonsen u qëllua në gjoks, por pavarësisht dërgimit në Jamaica Hospital Medical Center, ndërroi jetë në duart e mjekëve.

Kryebashkiaku i New York, Phil de Blasio, teksa takoi gruan dhe nënën e policit të vrarë tha se, “Kjo është një ditë e vështirë për qytetin tonë. Humbëm një njeri të mirë. Policia e New York është me ju. Do ju mbështesim gjithmonë”.

Të shtënat me armë nisën, pasi grabitësi, nisi të qëllojë drejt efektivëve. /a.y/noa.al