Transmetuar më 13-02-2019, 10:48

Zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit Alket Arapaj, i cili mëngjesin e kësaj të marte vrau bashkëshorten e tij 36 vjeçe, Ervilma Seferi, në banesën e tyre në Allias të Tiranës.

Gjatë marrjes në pyetje, gardisti Arapaj ka shfaqur shenja xhelozie, duke hedhur dyshime për tradhti nga ana e së shoqes,

Ai ka thënë se gruaja nuk ishte e sinqertë dhe nuk i tregonte të vërtetën.

“Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, është shprehur gardisti.

Arapaj, punonjës i Gardës së Republikës, e vrau të shoqen me armën e punës.

Pak kohë më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, çka duket se ka qenë paralajmërim për ngjarjen.

Arapaj ishte besimtar mysliman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare, ndërsa gruaja ishte e mbuluar. Prej afro 20 vitesh ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Kapiten”. /a.y/noa.al

Gardisti vrau gruan, dyshonte se e shoqja e tradhtonte

Hetimet policore, gardisti e vrau gruan pasi kërkoi të futej në punë

Kush është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit

Krim në familje në Tiranë, punonjësi i Gardës vret gruan