Transmetuar më 13-02-2019, 09:57

Lidhja mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës u përfol shumë në mediat rozë, derisa çifti bëri gjithçka publike në një postim në Instagram.

Moderatorja dhe aktorja e famshme zbuloi në emisionin Tempora në Ora News, arsyen pse e mbajtën të fshehtë marrëdhënien e dashurisë.

Klea u shpreh se nuk donin të dilnin hapur pa konkluduar mirë lidhjen e tyre.

“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf por pastaj filluam të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto”, tha Klea.

E pyetur nëse është i mirë Eligiti, u shpreh me të qeshur, “U qyqa mashalla.

Ne ta themi shqip fare ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë ti them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij për projektin që realizuam bashkë”.