Transmetuar më 13-02-2019, 08:45

Kohëve të fundit, futbollisti Cristiano Ronaldo, është përballur me akuza të rënda për përdhunim.

Rreth tyre, ka ardhur së fundmi një reagim i nënës së futbollistit, Dolores Aveiro.

Ajo ka thënë se e njeh shumë mirë djalin që ka rritur, duke hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.

Duke ironizuar modelen Kathryn Mayorga, ajo tha se “Në një dhomë hoteli nuk shkohet për të luajtur letra, por për gjëra të tjera”.

Leslie Mark Stovall, avokatja e modeles, Kathryn Mayorga, e cila akuzoi futbollistin Cristiano Ronaldo për përdhunim, deklaroi pak kohë më parë se janë zhdukur të gjitha provat. Ajo thotë se lidhur me provat e përdhunimit të ndodhur në vitin 2009, janë zhdukur fustani dhe të brendshmet që gruaja vishte mbrëmjen e sulmit.

Këto veshje sipas avokates, i kishte dorëzuar në policinë e Las Vegas, si prova.

Kathryn Mayorga, është shprehur se ngjarja ka ndodhur në viti 2009 në një hotel të Las Vegas. /a.y/noa.al