Transmetuar më 12-02-2019, 22:50

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në Itali.

Një 53-vjeçar italian banues në Reggio Emilia, prej muajsh jetonte me nënë e tij të vdekur në të njëjtën banesë.

Sipas dyshimeve, Mauro Culzoni nuk kishte raportuar vdekjen në polici në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Por ngjarja nuk mbyllet këtu.

Gjatë gjithë kohës që nëna ishte e pajetë ai kishte rënë në depresion dhe për pasojë i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Fillimisht ka qëlluar qenin me të cilin jetonte prej kohësh dhe më pas veten.

Policia është njoftuar nga fqinjët e viktimave, të cilët pas mbërritjes në banesë, kanë gjetur trupin e pensionistes 81-vjeçare, Adriana Caffarri, në shtratin e dhomës së saj të gjumit, në një gjendje të avancuar dekompozimi,  pothuajse e mumifikuar./a.k/noa.al/