Transmetuar më 12-02-2019, 22:30

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin tonë.

Aksidenti me pasojë plagosjen ka ndodhur në në aksin rrugor Korçë–Maliq pranë fshatit Bulgarec.

Një person dyshohet se është përplasur nga një fuoristradë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Policia bën të ditur se i plagosuri është 59-vjeçari me iniciale A.D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ai dyshohet se u përplas nga një automjet “Range Rover” që drejtohej nga qytetari me iniciale K.M.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime për rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/