Transmetuar më 12-02-2019, 21:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

"Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të jetë më padobi për Kosovën se Mogherini.

Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim.", ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës vijon më tej duke thënë:

"Nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim, është agresion.

Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i kanë bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa"./a.k/noa.al/