Transmetuar më 12-02-2019, 18:24

Autoritetet ruse janë zotuar të mos gjuajnë dhjetëra arinj polarë që terrorizojnë një qytet Arktik mes frikës se një plan për zhvendosjen e grabitësve do të përfundojë në katastrofë.

Zyrtarët po përgatisin një operacion urgjent për të qetësuar dhe hequr 52 arinjtë që kanë pushtuar qytetin Belushya Guba në arkipelagun Novaya Zemlya të Rusisë dhe filluan ‘të ndiqnin’ vendasit e frikësuar. Bishat do të transportohen larg nga qyteti – por kritikët paralajmërojnë se ata mund të kthehen sërish.

Banorët mbeten aq të tmerruar sa shumë prej tyre po refuzojnë të dalin nga shtëpitë e tyre për punë të përditshme, siç është nxjerrja e plehrave. Mjeku Ilya Mishin gjithashtu ka postuar një video ku arinjtë shihen duke ngrënë ushqimet e hedhura nga njerëzit pranë koshit të mbeturinave.

Kafshët, shpesh tre metra të gjata dhe që peshojnë madje pesëqind kilogramë, mund të bëhen shumë agresive. Ndryshimet në habitatin e tyre të shkaktuara nga ngrohja globale e kanë bërë shumë të vështirë për to të gjejnë ushqim, veçanërisht fokat.

Pamje të jashtëzakonshme dhe video tregojnë se si njerëzit jetojnë me frikë në qytetin e tyre të mbushur me arinj që ecin midis blloqeve të apartamenteve.