Transmetuar më 12-02-2019, 12:43

David Oine, një amerikan me banim në Colorado, humbi të shoqen në moshën 54-vjeçare, për shkak të një tumori në vezore.

Por për ta mbajtur gjithmonë me vete, realizoi një diamant unik 0.25 karatë, me hirin e përftuar nga djegia e kufomës.

Gjithçka i ndihmuar nga një shërim i specializuar për diamantet, ku pagoi 2700 dollarë.

Kështu diamantin e përftuar, ai e vendosi në unazën e martesës, në mënyrë që të kishte gjithmonë me vete, gruan e ndarë nga jeta në nëntor të vitit 2017, shkruan noa.al.

“Nuk e besoja se një gjë e tillë mund të ndodhte, por kuptova se me sa shumë pasion u bë puna. Që të gjithë ata që e njihnin Robertën e dinë se sa shumë e doja dhe kjo situatë ndryshoi gjithçka”, tha Oine. /a.y/noa.al