Transmetuar më 11-02-2019, 19:35

Një foshnjë ka kaluar çdo parashikim dhe arriti të mbijetojë, edhe pse lindi mjaft e vogël, saqë mjekët e krahasuan të madhe sa një shiringë.

Punonjësja e kujdesit Hanna Rose, 25 vjeç dhe partneri i saj, Daniel Bownes, 27 vjeç, sollën në jetë foshnjën e tyre Xhorxh, për të cilin mjekët thanë se nuk do të mbijetonte.

Djali i vogël, nga Nottinghamshire, peshonte vetëm 700 gram kur lindi në korrik, aq i gjatë sa një shiringë spitali.

Foshnja e vogël kaloi një infeksion të përgjithshëm dhe meningjitin, duke bërë që prindërit dhe mjekët të besojnë se ai kurrë nuk do të jetonte. Por, pas 26 javësh në spital, foshnja u dërgua mrekullisht në shtëpi.

Hanna kishte një shtatzëni normale dhe nuk përjetoi asnjë komplikacion. Por në 23 javë shtatzënë, pak para kufirit ligjor të abortit, ajo filloi të përjetonte dhimbje. /k.k/noa.al/