Transmetuar më 11-02-2019, 09:26

Flokët e djegur dhe të ashpër për shkak të agjentëve të jashtëm atmosferikë, tharëses dhe lyerjeve të shpeshta, janë një shqetësim i madh për shumë femra.

Por nëse flokët tuaj janë pa jetë, ekziston një maskë e cila bën çudi.

Nëse doni që të keni flokë të buta si të një fëmije, ju duhen vetëm pak përbërës.

Vendosni një enë me gjysmë gote qumësht dhe një lugë mjaltë që të nxehen, aq sa të shkrijë mjalti.

Më tej lëreni këtë masë deri sa të vaket dhe shtoni sipër një banane të shtypur në trajtë pureje dhe hidhni sipër 3-4 pika vaj bajameje.

Këto përbërës përziejini deri sa të krijohet një masë homogjene. Masën e përftuar aplikojeni në flokë duke e masazhuar dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta.

Pas kësaj do të shikoni që flokët tuaj do të jenë gjithë jetë dhe të butë si të një bebeje. /a.y/noa.al