Transmetuar më 10-02-2019, 15:02

Hotelet në gjithë botën, janë strehë e përkohshme për shumë njerëz të cilët udhëtojnë për qëllime të ndryshme, turizëm, biznes, punë, etj.

Mes tyre ka dhe plot çifte e mes këtyre çifteve dhe nga gjini e njëjtë.

Hoteli që shihni në foto, ndodhet në Kalabri të Italisë.

Ai ka marrë përsipër të identifikojë çiftet e së njëjtës gjini për të pikasur nëse janë gay dhe kur mëson një fakt të tillë, i refuzon të qëndrojnë aty.

Për të parandaluar akomodimin e homoseksualëve në hotelin e tyre, pronarët kanë nxjerrë dhe një njoftim, i cili thotë: “Në mjediset e këtij hoteli nuk lejohen kafshët dhe gay-t”.

Pronarë të këtij hoteli kalabrez, u përplasën për këtë çështje, me dy djem nga Napoli.

Ata kishin rezervuar përmes booking.com, një suitë me pishinë private.

Kur bënë kërkime me emrat e dy të rinjve, pronarët mësuan se ata ishin homoseksualë. Dhe u anuluan akomodimin duke i dërguar këtë mesazh: “Na vjen keq por ne nuk pranojmë as kafshë dhe as gay”.

Për këtë ndodhi, ka reaguar Arcigay, një organizatë në Napoli, për të drejtat e homoseksualëve. Ata kërkuan që të gjitha faqet dhe agjencitë të eliminonin nga rezervimet këtë hotel. /noa.al/