Transmetuar më 09-02-2019, 15:06

Një 28-vjeçar që vdiq nga tumori në tru ka shpëtuar jetën e 5 personave të tjerë duke i dhuruar veshkat, pankreasin, mëlçinë dhe zemrën.

David Llewellyn vdiq muajin e kaluar duke lënë vetëm të fejuarën e tij Corinne Hynes, 26 vjeç dhe djalin e tyre 11 muajsh, Jude.

Megjithatë ai u largua nga kjo botë duke i shpëtuar jetën njerëzve të tjerë. I vendosi të dhuronte organet dhe ndihmoi 2 gra e 3 burra.

Një burrë rreth 50 vjeç, i cili ishte në listën e pritjes prej më shumë se një viti, mori veshkën dhe pankreasin e Llewellyn.

Ndërsa një grua rreth 30 vjeç, e cila kishte pritur për më shumë se 5 vite mori veshkën tjetër të tij.

Mëlçia e Llewellyn shkoi për një burrë në të 50-tat e tij dhe zemrën e mori një tjetër burrë po në të njëjtën moshë.