Transmetuar më 08-02-2019, 14:15

Një ngjarje shokuese është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dhjetë persona gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në qendrën sportive Urubùs Nest del club, të skuadrës së Flamengo, në Rio de Janeiro të Brazilit.

Siç raportojnë mediat vendase, zjarrfikësit u lajmëruan rreth orës 05.17 të mëngjesit të sotëm pas pikasjes së flakëve të mëdha, të cilat u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh.

Viktimat, janë që të gjithë futbollistë të rinj me moshë nga 14 deri në 17 vjeç.

Ndërkohë krahas tyre tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan noa.al. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende teksa hetimet janë në vijim.

Futbollisti i Milan, Lucas Paquetà, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit të Flamengo shkroi në Instagram, “Zoti ngushëlloftë zemrat e të gjithëve ne. Të lutemi për ta”. /a.y/noa.al