Transmetuar më 08-02-2019, 07:45

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, policia britanike e Dorsetit, ka konfirmuar identitetin e kufomës së gjetur në avionin e rrëzuar me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

Konfirmohet se trupi i pajetë i përket pikërisht futbollistit, duke i dhënë fund çdo dileme për fatin e tij.

Avioni me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas i ‘Premier League’ u zhduk nga radari rreth dy javë më parë, teksa ishte nisur nga Franca drejt Cardiffit.

28-vjeçari po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, për t’iu bashkuar skuadrës angleze.

Kjo pasi me skuadrën angleze kishte nënshkruar vetëm pak ditë para rrëzimit të avionit. /a.y/noa.al