Transmetuar më 07-02-2019, 19:17

Ka rezultuar fatale gabimi që mjekët bënë me një paciente që e diagnostikuan me kancer.

Pasi i hoqën të dyja veshkat ajo ndërroi jetë pak muaj më vonë.

Linda Woolley nga Englewood pësoi atak kardiak të premten, tha familja e saj.

Ajo u diagnostikua me kancer në veshka në një spital në Kolorado në mars të vitit 2018 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr të dy organet në maj.

Por pas biopsisë u zbulua se nuk kishte asnjë gjurmë kanceri.

Mjekët kuptuan gabimin e tyre pas një biopsie pas operacionit dhe nuk gjetën asnjë shenjë të kancerit në veshka.

Por veshkat nuk mund t’i riktheheshin 73-vjeçares. Kjo bëri që jeta e saj të shkatërrohej plotësisht. /k.k/noa.al/