Transmetuar më 06-02-2019, 20:48

Pas mesazhit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se neveriste kryeministrin Berisha në lidhje me publikimet dhe akuzat e tij ndaj policisë për rastin e përdhunimit të minorenes në Kavajë, ka reaguar ashpër edhe gazetarja Rudina Xhunga.

Qëndrimi i ministrit të Brendshëm është lexuar si një mesazh arrogant prej saj.

Ajo thotë se zoti Lleshaj në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodh në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

“Zoti Lleshaj meqë po shkruan në Facebook se të ngacmoi Berisha. Po turp për ju dhe çdo burrë tjetër që vazhdoni me arrogancë të flisni kunder njeri-tjetrit.

Thuaj më falni që kjo ngjarje ndodh në vendin ku unë jam ministër rendi. Thoni më falni që u përdhunua një fëmijë! Thoni njëherë më falni, mjaft duke sulmuar njëri-tjetrin”,- tha Xhunga.