Transmetuar më 06-02-2019, 19:59

Gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Reali do të përballen sonte në orën 21:00 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

1 orë përpara takimit janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Barça vjen me një mungesë të madhe në këtë takim, ku do të duhet të luajë pa Lionel Mesin e dëmtuar.

Në portë si gjithnjë është Stegen. Mbrojtja përbëhet nga  Roberto, Lenglet, Piqué, Alba.

Më përpara, në mesin e fushës do të pozicionohen Rakitic, Busquets, Arthur dhe Rahinha, që do jenë në mbështejte të sulmuesve Suárez dhe Coutinho.

Ndërkohë, mbretërit e Realit duhet se janë më të plotë në këtë përballje.

Navas rikthehet në formacion, me Carvajal, Ramos, Varane dhe Marcelo në mbrojtje.

Pika më e fortë e Realit, mesfusha përbëhet nga Kroos, Llorente, Modric, dhe treshja sulmuese, Vazquez, Benzema dhe Vinicius. /k.k/noa.al/