Transmetuar më 06-02-2019, 19:20

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Presidenti i Kosovës ka bërë publike një mesazh që ka marrë personalisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Hashim Thaçi u shpreh se përmbajtja e këtij mesazhi lidhej direkt me interest e Kosovës, dhe flet për njohje të shtetit nga ana e Serbisë nëse do të ketë dialog.

“Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.

Duke u ndalur te korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi tha se ajo është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën, duke sjellë në vëmendje praktika të ndjekura edhe me vende të tjera.

“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe Me Malin e Zi ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë.

Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”, u shpreh Thaçi. /k.k/noa.al/