Transmetuar më 06-02-2019, 14:43

Quhet onicofagia (onychophagy), por njihet ndryshe si zakoni i të ngrënit të thonjve.

Një ves i vërtetë të cilin e kanë shumë njerëz.

Deri më sot kemi pasur bindjen se një veprim i tillë është pasojë e stresit dhe nervozizmit.

Por tashmë një studim kanadez i Universitetit të Montreal, ka zbuluar se ngrënia e thonjve mund të ketë bëjë me personalitetin e personave që kanë këtë ves.

Një sjellje e tillë sipas studimit, shkruan noa.al, manifestohet në momente mërzie dhe pakënaqësie.

Kjo gjë ndodh shpesh me njerëzit perfeksionit, të cilët nuk arrijnë që të kenë situatën nën kontroll. /a.y/noa.al