Transmetuar më 06-02-2019, 09:10

Dyshohej prej kohësh, sidomos mes femrave, por tashmë vjen edhe konfirmimi shkencor. Truri i femrës duket tre vjet më i ri se ai i mashkullit.

Kështu koha që kalon nuk iu jep mundësi të njëjta meshkujve dhe femrave, të paktën metabiolikisht. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i Washington University School of Medicine në St. Louis, SHBA, i publikuar në revistën shkencore ‘Pnas’.

Drejtuesi i studimit Manu Goyal bashkë me kolegët e tij nënshtruan 121 femra dhe 84 meshkuj me moshë nga 20 deri në 82 vjeç ekzamimimeve të ndryshme, lidhur me inteligjencën, shkruan noa.al.

Studiuesit monitoruan mënyrën se si truri digjte “benzinën” e tij, thënë ndryshe sheqerin. Duke shfrytëzuar një algoritëm të posaçëm, studiuesit zbuluan se mosha e trurit të femrës ishte 3.2 vite më e re në raport me të mashkullit. /a.y/noa.al