Transmetuar më 05-02-2019, 13:22
Momente nga largimi i gruas nga spitali

U shtir si mjeke pediatre me pretekstin se do ti bënte një foshnje të sapolindur disa kontrolle dhe analiza dhe kështu e rrëmbeu nga krahët e nënës.

Një grua 47-vjeçare e identifikuar dhe arrestuar nga policia, u arrestua por u la e lirë 24 orë më vonë, duke bërë që vendimi të ngjallë diskutime të ashpra në Spanjë, vend prej nga vjen dhe ngjarja.

47-vjeçarja banore në Guadalajara, kishte humbur djalin e saj pak muaj pasi kishte ardhur në jetë, duke pësuar një depresion të fortë.

Pasi kishte arritur të hynte në spital gjatë javës së kaluar, ajo ishte shtirur si doktoreshë, duke u larguar bashkë me fëmijën. Duke parë që vogëlushi nuk po kthehej, prindërit lajmëruan policinë dhe mjekët, duke arritur të bien në gjurmët e gruas pak orë pas rrëmbimit, ku e gjetën në banesën e saj.

Por lirimi i gruas 24 orë pas arrestimit ka ngjallur diskutime të forta në vend, ndërkohë që ndodhet në liri me kusht. Sakaq gjykata vendosi që gruaja të mos dalë nga provinca e Guadalajara dhe ndalohet që ti afrohet kujtdo spitali. /a.y/noa.al