Transmetuar më 05-02-2019, 11:41
Banesa ku u gjeten viktimat

Një tragjedi familjare e zbuluar pas disa javësh, është shënuar në një apartament në Altopiano di Asiago, provincë e Vicenza, në Itali.

Një çift bashkëshortësh të moshuar Lino Marzaro 85 vjeçe dhe e shoqja Ubaldina, 83 vjeçe, u gjetën të vdekur bashkë me vajzën 43-vjeçare, Patrizia, brenda në banesën e tyre në Asagio.

Kufomat u gjetën rreth orës 15.45 të kësaj të diele nga ana e zjarrfikësve, të lajmëruar nga disa të afërm të viktimave, të cilët nuk kishin lajm prej tyre prej afro një jave, duke hyrë me forcë në banesë.

Dy bashkëshortët u gjetën të pajetë në krevat, ndërsa vajza në korridor.

Nga hetimet e policisë dyshohet se ka qenë vajza ajo që ka helmuar prindërit me një kombinim ilaçesh dhe më tej të njëjtat ilaçe i ka pirë edhe vetë.

Kjo hipotezë konfirmohet edhe pse dyshohet se gjatë verës, Patrizia kishte bërë një tentativë të tillë helmimi, shkruan noa.al.

Rezulton se vajza ishte e papunë dhe gjithmonë kishte jetuar vetëm me prindërit, ndërkohë që kishte edhe katër vëllezër të tjerë. /a.y/noa.al