Transmetuar më 05-02-2019, 09:25

Së paku tetë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat tetë katësh gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Një grua e cila banonte në pallat, u arrestua, pas dyshimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Si pasojë e zjarrit 31 persona mbetën të plagosur, ndërkohë që njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Mes të lënduarve janë edhe dy zjarrfikës.

Zjarri shpërtheu në orën 01.00 të natës, sapo kishte hyrë e marta, në një pallat të viteve ‘70-të në rue Erlanger.

Zjarrfikësit flasin për një skenë të pabesueshme dhe përpjekje të mundimshme, për të shpëtuar sa më shumë banorë. /a.y/noa.al