Transmetuar më 04-02-2019, 21:46

Pas gjetjes së mbetjeve të një avioni, i dyshuar se është ai ku udhëtonte blerja më e re e Cardiff City, hetuesit kanë dhënë të tjera detaje.

Sipas tyre shumë afër mjetit fluturues ndodhet një trup i një njeriu, por nuk dihet nëse ky është i lojtarit apo pilotit me të cilin udhëtonte.

Lajme këto që i janë transmetuar edhe familjarëve të viktimave, duke shuar çdo shpresë që Sala e Ibbotson të jenë gjallë.

Megjithatë, pritet ende të shihet se kujt i përket trupi i viktimës, i cili duhet thënë se ndodhet rreth 67 metra në thellësi të detit.

Gjithashtu pritet zbulimi i trupit tjetër, gjithnjë nëse në mjetin fluturues kanë qënë dy persona.

Zhdukja e Emiliano Sala ndodhi mbrëmjen e 21 janarit, ku argjentinasi po udhëtonte nga Franca drejt Britanikë për tu bashkuar me skuadrën e tij të re, Cardiff City.