Transmetuar më 04-02-2019, 19:00

Qumështi i gjirit mund të përdoret në të ardhmen për të luftuar kancerin pasi shkencëtarët kanë zbuluar se përmban një ingredient magjik që thuhet se mund të shkatërrojë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndetshmet.

Shkencëtarët suedezë thonë se testet e kryera tek pacientët me kancer të fshikëzës kanë patur rezultate premtuese dhe besojnë se ingredienti, të cilit i kanë vendosur nofkën Hamlet, mund të luftojë gjithashtu edhe kancerin e zorrës dhe atë cervikal.

Ekspertët pretendojnë se Hamleti sulmon vetëm qelizat kancerogjene, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor të kimioterapisë.

Nga testet e kryera nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Lund, në Suedi, rezultoi që qelizat tumorale u zhdukën brenda ditëve tek pacientët me kancer të fshikëzës.

Mjekët tani po planifikojnë të bëjnë një test të plotë të përbërësit Hamlti kundër ilaçeve të zakonshme.