Transmetuar më 04-02-2019, 18:32

Shumë frikë për yllin e Juventusit, por për fat të mirë pa asnjë pasojë. Douglas Kosta u përfshi në një aksident automobilistik.

Makina me të cilën udhëtonte futbollisti brazilian u dëmtua rëndë, ndërsa personi tjetër me të cilin u përplas, një 47-vjeçar që ngiste një Fiat Punto u dërgua me urgjencë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A-44 në komunën Santhia. Fatmirësisht 28-vjeçari nuk është lënduar, por makina e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Mediat në Itali shkruajnë se po punohet për shkaqet e aksidentit.

Gjithsesi ajo që është e sigurt është se Costa nuk po kalon aspak një moment të mirë këtë sezon. Futbollisti ka patur shumë ulje ngritje, ka bërë veprime të pajustifikueshme dhe aktualisht është i dëmtuar./b.l/noa.al/