Transmetuar më 04-02-2019, 16:58

Natyralen nuk e konkurron dot asnjë lloj bukurie, ndaj edhe tendencat e fundit të modës janë të prirura drejt një fytyre ujë e sapun. Vajzat “ujë e sapun” janë origjinale në bukurinë e tyre.

Kjo nuk do të thotë që ato nuk kujdesen për veten, por kujdesi për lëkurën është me fruta, kos dhe bimë, të cilat i përgatisin vetë, (në kushte shtëpie) dhe më pas i vënë si maska në të gjithë fytyrën.

Kosi mund të aplikohet në çdo lloj fytyre, qoftë edhe vetëm. Rezultatet që jep janë shumë të mira në përmirësimin e lëkurës; pastrimin, hidratimin, por edhe ushqimin e saj.

Por kosi mund të përdoret edhe i përzier me përbërës të tjerë, të cilët e pasurojnë me veti maskën.

Maskë me kos dhe mjaltë për një fytyrë të hidratuar- Kjo përzierje do ta hidratojë fytyrën, zbusë dhe ndriçoje atë. Përzje 2 lugë ko s me 2 lugë mjaltë. Para se ta vendosësh masën, pastroje fytyrën mirë me një sapun me PH neutral. Aplikoje lehtë maskën dhe mbajë për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm./b.l/noa.al/