Transmetuar më 04-02-2019, 07:30

Kryeministri Edi Rama ka darkuar këtë të diel me Presidentin e Kosovës, Kryeministrin dhe politikanë të tjerë të lartë.

Ai shihet në fotografi me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, ministrin e Jashtëm Behxhet Pacolli dhe deputetin Fatmir Limaj.

Duket një darkë që bën bashkë drejtuesit e politikës së Kosovës, ndërkohë që Edi Rama qëndron në krye të tavolinës.

Ky takim i Ramës me politikanët kosovarë, vjen pasi të enjten e lënë pas, ai zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik”, informoi Rama pas takimit. /a.y/noa.al