Transmetuar më 03-02-2019, 20:39

Kriza e thellë politike në Venezuelë, ka shokuar mbarë opinionin botëror.

Në lidhje me krizën në këtë vend, ka reaguar së fundmi, presidenti i Shteteve të Bashkuara t Amerikës, Donald Trump.

Gjatë deklaratës së tij, Trump tha se ky shtet është në krizë të thellë dhe se nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake atje.

Trump e ka hedhur poshtë mundësinë për të takuar personalisht Nikolas Maduron, ndërsa tha se mbetet në tavolinë mundësia “për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë”.

Në intervistën e z. Trump, transmeton CNN, thuhet ndër të tjera se në shtetin e Venezuelës mund të ndërhyet me ushtri.

Muajin e kaluar, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaido refuzoi të përjashtojë pranimin e mbështetjes ushtarake amerikane.

Guaido deklaroi se populli i Venezuelës ka nevojë t’i japë fund diktaturës së Maduros./a.k/noa.al/