Transmetuar më 03-02-2019, 16:41

Partizani ka vijuar me serinë e fitoreve në kampionat.

“Demat e Kuq” mposhtën në transfertë Kamzën që për asnjë moment nuk u pa të ishte kërkuese.

Jasir Asani ishte vendimtar në këtë fitore duke shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore Partizani dërgon në 5 pikë distancën me ndjekësit, duke hedhur një hap të sigurtë në rrugën pë titull.

Fitore arriti dhe Luftëtari që mposhti 2-0 Laçin në transfertë. Ulja në stol e Julian Ahmataj duket se ka rilindur skuadrën gjirokastrite, që me këtë fitore shkëputen me zonën e ftohtë. /k.k/noa.al/