Transmetuar më 03-02-2019, 09:10

Talenti 18-vjeçar shqiptar Dean Liço është zyrtarisht lojtar i Sporting Lisbonës. Ai i është bashkuar gjigantit portugez dhe konsiderohet si një lojtar me shumë të ardhme.

Liço e ka nisur karrierën te Skënderbeu, ku është aktivizuar për skuadrën U-17 të “Ujqërve”.

Paraqitjet e tij të mira u konkretizuan më një kalim në Spanjë, te skuadra e Leganes B, ku ka luajtur për një sezon e gjysmë.

Edhe në gadishullin iberik, 18-vjeçari ka bërë paraqitje të mira dhe tashmë, gjiganti portugez i Sporting Lisbonës ka siguruar firmën e tij.