Transmetuar më 02-02-2019, 21:52

Lionel Messi "prek" historinë në "La Liga"

Sulmuesi i shënoi një gol nga pika e penalltisë në ndeshjen kundër Valencias dhe përmes këtij goli arriti ta barazojë rekordin e rivalit të tij të vjetër, Cristiano Ronaldos.

Aktualisht Messi ka shënuar plot 50 gola nga pika e bardhë e penalltive në historinë e La Ligas.

Ai së bashku me Ronaldon dhe Hugo Sanchez, janë të vetmit lojtarë që e kanë arritur një statistikë të tillë.

Për Messin ka ende kohë për ta mbajtur të vetëm këtë rekord, pasi kujtojmë që C. Ronaldo nuk luan më në "La Liga" por në "Serinë A" italiane./a.k/noa.al/