Transmetuar më 02-02-2019, 18:27

Shuhet në mënyrë të parakohshme boksieri me origjinë shqiptare Valentin Kajtazi.

Boksieri ndërroi jetë pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë ditës së sotme.

Kajtazi ndërroi jetë në një aksident në Tsino të Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi ku boksieri i stërvit për 27 vite.

“Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’’, thuhet në reagim./a.k/noa.al/